E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angazhim dinjitoz, për shndërrimin e zonës në bastion të së djathtës

PD e Librazhdit feston 18-vjetorin e krijimit

Dega e Partisë Demokratike të Librazhdit festoi dje 18-vjetorin e krijimit. Në këtë ceremoni festive të qytetit të Shqipërisë së Mesme dhe një stacioni të rëndësishëm të Korridorit VIII, morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, deputetët Aurel Bylykbashi dhe Dashamir Sula, anëtari i kryesisë së PD-së, Halit Shamata, Kryetari i Këshillit të Qarkut Ardian Turku si dhe kryetari i degës së PD-së Librazhd, Arian Leka. Sekretari i Përgjithshëm i PD Ridvan Bode, shprehu konsiderata të larta për figurat e iniciatorëve që sollën rokadën e madhe si dhe themeluesit e PD-së dhe njëherazi vlerësoi punën e bërë gjatë këtij mandati të qeverisjes së djathtë të kryesuar nga PD, duke specifikuar progresit dhe arritjet si anëtarësimi i vendit në NATO dhe shanset më aktuale se kurrë për integrimin në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë të pranishmit theksuan nevojën e reformimit të strukturave të PD-së në Librazhd, si një parapërgatitje ndaj peshës që do të ketë dega e Partisë Demokratike, në prag të zgjedhjeve kuvendore të 28 qershorit, për të kthyer besimin tek elektorati dhe për ta shndërruar Librazhdin në bastion të së djathtës.
Sekretari i PD-së Bode nënvizoi se dega e PD-së së Librazhdit, duhet të punojë për unifikimin tërësor të saj, në kuadër të angazhimit politik të demokratëve nëpërmjet sakrificave, për të kthyer Partinë Demokratike në parti të parë politike në këtë zonë.
L.Q

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›