Gjirokastër, skedohen objektet muzeale

Sadi Petrela, drejtor i GCDO-së, tha sot se deri tani janë skeduar 50 nga 300 objekte muzeale të cilësuar “Monument Kulture” të kategorisë së parë dhe të dytë. “Skedat e hartuara për çdo monument kulture përfshijnë informacione në lidhje me pronësinë e tij, gjendjen aktuale të monumentit, nevojat për restaurim etj”, tha Petrela.
Sipas tij, gjatë kësaj kohe zbatuesit e projektit “REVATO” kanë veçuar disa problematika në lidhje me objektet monument kulture në Gjirokastër, të cilat kanë të bëjnë me pronësinë e tyre. “Shtëpive të skeduara u nevojitet një rifreskim i dokumentacionit të pronësisë, çka do të bënte të mundur përfshirjen e tyre në projektet restauruese apo shitjen e tyre në rast se një gjë e tillë do të kishte mirëkuptimin e pronarëve”, specifikon Petrela, duke shtuar se faza më e rëndësishme e këtij projekti cilësohet krijimi i një shoqate të veçantë për pronarët e objekteve monument kulture në Gjirokastër dhe restaurimi i 10 çative në banesat tradicionale.
Rrethi i Gjirokastrës trashëgon aktualisht 380 monumente, prej të cilave 150 objekte historike të kategorisë së parë dhe të dytë ndodhen në pjesën e sipërme të qytetit të gurtë, zonë e mbrojtur nga UNESCO, ndërsa pjesa tjetër në zonat rurale.
/Start/
2012-03-02 17:04