E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama paralajmëron kundër sulmit të parakohshëm ndaj Iranit

Gjatë një prononcimi për revistën “The Atlantic” ai tha se SHBA-të nuk bënin bllofin kur flisnin për një sulm kundër Iranit nëse ndërton bombë bërthamore porse një sulm i parakohshëm mund ta bënte Iranin të fitonte simpatinë e të tjerëve.

Irani ngul këmbë se program i tij bërthamor është qartësisht paqësor por Izraeli dhe SHBA-të dyshojnë se Teherani po ndërton armë bërthamore.

Kohët e fundit janë rritur spekulimet sipas të cilave, Izraeli po përgatit një sulm të parakohshëm kundër Iranit.

Korrespondentët e “BBC”-së thonë se Uashingtoni është tepër i alarmuar nga raportet se Izraeli mund të ndërmarrë një sulm të parakohshëm në muajin prill./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-02 19:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›