Bode: Reduktimi i informalitetit me rëndësi kombëtare
Ai ishte në qytetin e Bilishtit, në aktivitetin e përmbylljes së projektit “Për reduktimin e informalitetit dhe evazionit tatimor përmes qeverisjes dhe transparencës së përmirësuar në nivelin e pushtetit vendor”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të biznesit të vogël në qarkun e Korçës.
Kreu i Financave vlerësoi se projekti trajton një nga përparësitë kryesore të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, që është edhe ndër më të vështirët për reduktimin e ekonomisë informale dhe forcimin e shtetit ligjor. Bode vuri në dukje gjithashtu se “niveli i arritur nga ana e qeverisjes vendore tregon se, nga 30 % që ishte veprimtaria informale e biznesit, sot niveli i tij ka rënë në 18 % , ndërkohë që ka ende hapësirë për përmirësim, veçanërisht në nivelin e qeverisë vendore", tha ai.
Bode tha gjithashtu se mbi 90 % e të licencuarve në Shqipëri janë biznesi i vogël dhe i mesëm, ku punojnë 60 % e fuqisë punëtore, çka përbën edhe thelbin e ekonomisë së vendit, ndërsa kërkoi shtrirjen e këtij projekti në të gjithë vendin, pasi janë qytetarët ata që paguajnë taksat përmes blerjeve. /Start/
2012-03-02 17:18