E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster socialistet ndahen per Tavon

Largimi i Vangjel Tavos nga PS i ka rritur tensionet ne degen lokale te Gjirokastres. Strukturat e partise por edhe votuesit dhe mbeshtetesit e tij e shikojne ne kendveshtrime te ndryshme vendimin e Tavos. UPDATE

Perkrahesit e tij nepermjet nje deklarate i konsiderojne spekulime dhe te paverteta aludimet per bashkimin e tij me LSI-ne qe duket se u perforcuan pas prononcimeve te drejtuesve te saj qe thane se e mirepresin ate ne grupin e tyre parlamentar.

Vendimi i tij nuk ka lidhje me asnje parti te koalicionit qeveritar por shpreh shqetesimin mbi situaten e brendshme ne PS ne rrethin e Gjirokastres thuhet ne deklaraten e firmosur nga kryetaret e PS te komunave te ndryshme ne kete rreth.

Me deklaraten e tij z. Tavo jep alarmin per te zgjidhur disa ceshtje parimore thuhet nder te tjera ne leter ku nenvizohet se deklarata e Vangjel Tavos nuk eshte nje vendim individual por shprehje e vullnetit tone.

Disa anetare te strukturave te PS thone se zvarritja e zgjedhjeve te deges se tyre konfliktet e nisura qe prej zgjedhjeve parlamentare dhe te tjera debate duket se u bene shkak per kete doreheqje.

Kryetari lokal i PS Florian Hysi tha per Top Channel jashte kamerave se ende nuk ka asnje qendrim lidhur me ceshtjen. Gjithcka do te diskutohet pas mbledhjes se asamblese se partise gjate diteve ne vijim. Nderkaq anetare te thjeshte te PS i kerkojne z. Tavo te rikthehet ne PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›