E Diel, 1 Nëntor 2026

Tafaj Ja ndryshimet ne ligjin per arsimin

I ftuar ne emisionin Shqip ne Top Channel ministri i Arsimit Myqerem Tafaj u eshte pergjigjur pyetjeve te studenteve te mbledhur ne nje studio te improvizuar para Universitetit te Tiranes.

Fillimisht ministri ka folur per ndryshimet ne ligjin per arsimin e larte te cilat sipas tij do te prekin disa fakultete.

Meqenese ndryshimet e ligjit per arsimin e larte kane hyre ne fuqi ato do te pasqyrohen ne Fakultetin e Magjistratures dhe tek deget qe kane te bejne me avokatine. Ne po bashkepunojme me Ministrine e Drejtesise per te bere ndryshime te metejshme ka sqaruar Tafaj studentet.

Ndersa persa u perket universiteteve private ai ka bere te ditur se keto subjekte mund te veprojne vetem brenda kufijve qe u lejon licensa.

U kemi kerkuar universiteteve private qe te respektojne licensat qe kane. Askush ska te drejte te beje marketing jashte diplomave te akredituara. Per cdo shmangie qe i eshte bere licenses i eshte kerkuar llogari cdo universiteti privat ka nenvizuar Tafaj.

Me tej ministri i Arsimit eshte pyetur lidhur me ligjin e profesionit per te cilin ka theksuar se eshte nje direktive e BE dhe se zbatimi i tij do te filloje vitin tjeter.

Ligji i profesionit te rregulluar eshte miratuar ne Parlament eshte nje direktive e BE dhe ne jemi te detyruar ta plotesojme ate sidomos per profesionet me rendesi publike dhe qe mund te ushtrohen nga profesioniste te lire. Te tilla kemi mjekesine inxhinierine mesuesine etj. Per keto eshte e detyrueshme te behet nje provim shteti qe teston njohurite e kandidatit dhe qe provon se pas studimeve univeristare ai eshte i gatshem te ushtroje profesionin. Keto provime fillojne vitin tjeter ka sqaruar Tafaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›