Aksidentohet per vdekje inspektori i policise plagoset kolegu i tij
PEQIN- nje aksident i rende eshte regjistruar ne afersi te Pajoves pergjate rruges nacionale Elbasan-Peqin kur nje inspektori i patrulles Qerim Vrapi ka humbur jeten i perplasur nga nje furgon ndersa kolegu i tij Avni Brahja ka pesuar demtime dhe ndodhet ne spitalin kirurgjik te Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme kur Qerim Vrapi Inspektori i Patrulles se Pergjitheshme ne Komisariatin e Peqinit ishte duke dale nga shtepia per te shkuar ne pune ne vendin e quajtur Lazaren ne afersi te Pajoves. Ne anen tjeter te rruges e priste kolegu i tij Avni Bahja me te cilin do te udhetonte drejt Peqinit. Ne kete moment eshte perfshire nga nje furgon i cili ne tentative frenimi eshte perplasur me makinen e parkuar te policit tjeter. Per pasoje inspektori i policise Vrapi ka gjetur vdekjen e menjehereshme ndersa eshte plagosur kolegu i tij. Burime te policise bejne te ditur se nje mjet tip Ford furgon me targa TR6940 I ka perfshire efektivin e rendit dhe me pas eshte perplasur me mjetin e tij tip BMV me targa SI63GKP I drejtuar nga Avni Bahja qe ishte duke pritur kolegun e tij. Nga te dhenat e para dyshohet se shkak i aksidentit ka qene shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor. Mesohet se drejtuesi i furgonit Luan Gjoka 32 vjec do ti nenshtrohet edhe testit te alkoolit.