E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, ura e Bibos ose Monumenti i harruar 250 vjeçar

“Kapricot”dhe devijimet e here pas hereshme te shtratit te lumit Drino ne Gjirokaster kane kthyer vemendjen serish tek ura e Bibos, e cila eshte ndeRtuar rreth 250 vjet me pare.

Kjo ure ose, me sakte nje nga tre harqet e saj te dikurshme, ende ka mbetur jashte listes se monumenteve te kultures. Propozimi i bere 4 vjet me pare nga Drejtoria Rajonale e Kultures Kombetare ne Gjirokaster ka mbetur pa pergjigje nga Keshilli Kombetar i Restaurimit.

Ky hark ure eshte nje nga pjeset me te plota te dhjete gjurmeve te urave te dikurshme qe kane qene ndertuar mbi lumin Drino.

Ajo eshte nje nga deshmite me te hershme te perpjekjeve te popullsise se qytetit te Gjirokastres dhe komunes se Lunxherise per t’u lidhur me njeri-tjetrin.

Vladimir Qirjaqi, specialist i Monumenteve shprehet se perandori romak Adrian,ngriti nje qytet buze lumit Drino duke tentuar te vendose emrin e tij mbi kete lume dhe luginen rreth tij, por qe ne fakt ujrat e Drinos permbytën gjithe qyteterimin e Adrianopolit.

Ura e Bibos sipas Qirjaqit, eshte ura me e lashte dokumentuar dhe ka funksionuar per nje periudhe te gjate,ndersa sot nga tre harqe te saj ka mbetur vetem nje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›