Vlorë, vidhet kabulli elektrik, 1500 banorë mbeten pa energji
1500 banore ne komunen Shushice te Vlores qe prej mbremjes se djeshme kane mbetur pa energji elektrike. Shkak per kete situate eshte bere vjedhja e 1000 metra kabulli elektrik qe percjell linjen elektrike ne kete zone.
Mungesa e energjise, perveçse i ka lene banoret e zones ne erresire te plote ka nderprere edhe furnizimin me uje te pijshem për banoret e kesaj komune, pasi pompat e ujesjellesit nuk funksionojne si pasoje e mungeses se energjise elektrike.
Kjo nuk eshte hera e pare qe vjedhja e kabullit elektrik vidhet nga persona te papergjegjshem. E njetja situate ka ndodhur edhe ne Mifol te komunes Nevosele, ku per 24 ore ky fshat ka mbetur pa energji elektrike.
Shtimi rasteve te vjedhjes ne keto zona ka alarmuar banoret, te cilet tashme jane detyruar te ruajne banesat e tyre gjate oreve te nates, nderkohe qe policia ka nisur hetimin per zbardhjen e kesaj ngjarjeje.