Personat me aftësi të kufizuar ankohen se nuk mund të votojnë dot
Rreth 3000 persona me aftesi te kufizuara ne qarkun e Kukesit jane te privuar nga te drejtat e tyre te parashikuara me ligj, duke bere qe ata te perjashtohen dhe diskriminohen nga shoqeria civile. Ne kete qark institucionet perkatese nuk respektojne kriteret per krijimin e kushteve dhe levizjen e tyre lirshem.
Sipas observatorit per te drejtat e femijeve ne kete qark shume pak prej institucioneve kane ndertuar infrastukturen e duhur qe personat me aftesi te kufizuar te hyjne apo dalin lirshem ne godina.
Shkelqim muca, observator i te drejtave te njeriut ka bere apel ne adrese te institucioneve qe te respektojne ligjin pasi vetem ne kete menyre keta persona mund te qarkullojne pa probleme per kryerjen e sherbimeve te ndryshme qe ju nevojiten.
Ne qarkun e Kukesit vitet e fundit numri i personave me aftesi te kufizuar ka ardhe ne rritje. 792 raste shenohen tek femijet me aftesi te kufizuar dhe tek te rriturit 2220 te tille.Vetem bashkia kukes numeron me shume se 180 femije me aftesi te kufizuar.