E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi takon tregëtarët te Pazari i ri: FRD ka një program për zhvillimin e bujqësisë

Në vijim të takimeve elektorale me qytetarët, kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi është njohur me situatën me të cilën përballen tregtarët tek Pazari i Ri në Tiranë.

Kreu i FRD është shprehur se forca politike që ai kryeson ka një program të qartë për zhvillimine bujqësisë, ndërsa ka shigjetuar Kryeministrin se bën fushatë nëpër fshatra ndërsa vendi importon të gjitha produktet bujqësore.

Çështja e pazgjidhur e pronës ka penalizuar zhvillimin e bujqësisë në vend është shprehur kreu FRD me tregtarët.

Programi i FRD i jep fund praktikave të tilla është shprehur Bamir Topi gjatë bashkëbisedimit me tregtarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›