Gjirokastër, vrasja në 22 shkurt, në pranga një cift
Një cift ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës nën akuzën e vrasjes. Dritan Skënderi dhe Refike Gjini, kanë vrarë me armë zjarri, vëllain e Dritanit, Adriatik Skenderin. Skënderi është vrarë më 22 shkurt.
GJIROKASTER- Një cift ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës nën akuzën e vrasjes. Dritan Skënderi 36 vjec dhe Refike Gjini 29 vjec, kanë vrarë me armë zjarri, pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në oborrin e shtëpisë së tyre në fshatin Lazarat, vëllain e Dritanit, Adriatik Skenderin.
Skënderi është vrarë disa ditë më parë , vdekja e të cilit u dyshua si vetëvrasje.
Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve pas kontrolleve në vendngjrje dhe pak ekzaminimit të kufomës, kanë mundur të zbardhin ngjarjen dhe të venë në pranga autorët.
Në përfundim të veprimeve hetimore policia e Gjirokastrës, rreth orës 16.00, të ditës së sotme ka ndaluar dy personat si dhe ka mundur të sekuestrojë armën e krimit, një automatik model 56. (e.n/Balkanweb)