E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zyra Tirana”, Bashkia aktivitet për inaugurimin

Bashkia e Tiranës organizoi sot një aktivitet të përbashkët për inagurimin dhe ofrimin e shërbimeve në “Zyrën Tirana”. Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Romës dhe ministrinë e jashtme italiane. 

TIRANE- Në kuadër të projektit “Tirana e Shëndetshme”, Bashkia e Tiranës organizoi sot një aktivitet të përbashkët për inagurimin dhe ofrimin e shërbimeve në “Zyrën Tirana”.
Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Romës dhe ministrinë e jashtme italiane.
I pranishëm në aktivitetin e sotëm ishte dhe ambasadori italian në Tiranë, Saba Delia.
Zyra Tirana është produkt i një punë një vjecare mes dy institucioneve respektive dhe ka për qëllim sigurimin dhe afrimin e një sistemi ndërhryjeje të specializuar në trajtimin e problematikave sociale që prekin të rinjtë në kryeqytet e cila do të shërbejë si qendër burimore dhe informuese për të rinjtë.
“Nuk ka qytet të shëndetshëm pa qytetarë të shëndetshëm”- u shpreh gjatë aktivitetit, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalësi.
Ndërkohë, ambasadori italian theksoi se ngritja e kësaj qendre është mbështetur në praktikat dhe eksperiencat më të mira në Rome dhe Itali, duke synuar ndërgjegjësimin e të rinjve mbi sjelljet e rrezikshme që cojnë drejt përjashtimit social. (e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›