Hungaria garanci se do ndihmojë dialogun Kosovë-Serbi
BUDAPEST-Presidenca hungareze e Bashkimit Europian angazhohet të ndihmojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ky i fundit renditet një prej prioriteteve të Presidencës 6 mujore të Budapestit. Sipas RTK, Hungaria pret që viti 2011 të jetë qenësor për procesin e integrimeve evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të vazhdojë gjatë kryesimit gjashtëmujor që të insistojë në zgjerimin e BE-së. Kryeministri hungarez Viktor Orban ka theksuar se Evropa e fortë është në interes të të gjithëve dhe ka shtuar se shteti i tij do të bëjë gjithçka që të ketë sukses strategjia “Evropa 2020”. Ndërkohë, duke folur për Kosovën, shefi i diplomacise hungareze Janos Martonyi, në paraqitjen e programit të kryesimit të BE-së në Bruksel, është angazhuar për fillimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe ka premtuar ndihmën e shtetit të vet ne keto bisedime.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)