Gjirokastër, zjarr në Dropullin e Poshtëm
5 fshatra rrezikojnë djegien si pasojë e flakëve të mëdha të zjarrit, i cili ka rënë në Dropullin e Poshtëm në Gjirokastër.
Zjarri ka rënë gjatë mbrëmjes së djeshme, kur një vatër e vogël është eleminuar, por sot flakët e tij janë favorizuar edhe nga era, duke marrë përmasa të mëdha.
Për shuarjen e këtij zjarri, janë mobilizuar 3 zjarrëfikëse dhe shumë forca policie. Zjarri është larguar nga banesat e banorëve të këtyre fshatrave, por po përhapet në pyjet pranë zonës. Ende nuk dihet shkaku i kësaj zjarrëvenie. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.