E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, mbytet në det 19-vjeçari

19-vjeçari, Olsi Shera ka humbur jetën në mënyrë aksidentale ditën e sotme. Ai është mbytur në ujërat e detit Adriatik, në zonën e Durrësit ku kishte shkuar me shokët për të pushuar.

Ngjarja ka ndodhur në sektorin “Rinia”, kur 19-vjeçari Olsi Shera nga Vora e Tiranës, ishte duke u larë në det dhe në mënyrë aksidentale ka humbur jetën, duke mos dal dot nga ujërat ku po notonte.

Pushuesit e kësaj zone kanë njoftuar menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e saj. Ndërkohë që trupi i të riut është dërguar në morgun e qytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›