Gjirokastër, zjarr në Parkun Kombëtar të Viroit, 3 të asfiksuar, kërkohet ndërhyrja nga ajri
GJIROKASTER -Një zjarr i fuqishëm ka rënë mbi pishat e Parkut Kombëtar të Viroit, në Gjirokastër, ndërsa vijon të jetë aktiv prej dy orësh.
Sipas policisë, zjarri në park ka përfshirë një sipërfaqe të madhe që shkon deri në afërsi të kurorës së dytë të pishave.
Policia njofton se, zjarrëfikset që ndodhen në vendngjarje, e kanë shumë të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të thyer malor. Në aksion për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe policia e rendit dhe ajo bashkiake.
Mësohet se për shuarjen e flakëve po punohet edhe me mjete rrethanore, ndërkohë që vetëm ndërhyrja nga ajri do të neutralizonte flakët që përhapen me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë.
Edhe kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Bime apelon që të ndërhyet nga ajeri për normalizimin e situatës problematike të krijuar prej disa orësh, në Parkun Kombëtar të Viroit.
Raportohet se tre persona kanë shfaqur probleme me shëndetin si pasojë e asfiksimit nga tymi i zjarrit. Bëhet fjalë për zëdhënësin e policisë së Gjirokastrës dhe dy punonjës të policisë bashkiake.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së këtij zjarri masiv.
(m.sm.a//BalkanWeb)