E Diel, 1 Nëntor 2026

Oferta e Rusisë: Nëse Siria dorëzon armët kimike, “JO” ndërhyrje

RUSI- Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov i ka bërë thirrje Sirisë që t’i dorëzojë dhe t’i vendosë armët nën kontroll ndërkombëtar nëse dicka e tillë do të evitojë ndërhyrjen ushtarake në Siri.

“Siria të dorëzojë dhe të shkatërrojë armët kimike”, ka qenë kjo oferta që ministri i Jashtëm i Rusisë për presidentin Bashar –al Assad, si e vetmja mënyrë për të parandaluar ndërhyrjen ushtarake nga SHBA dhe aleatët e saj. 

Ndërkohë, po sot sekretari amerikan i shtetit John Kerry deklaroi sot nga Londra se sulmi ushtarak kundër Sirisë mund të parandalohet nëse presidenti Bashar al-Assad dorëzon të gjitha armët kimike tek komuniteti ndërkombëtar.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Kerry: Assad dorëzo armët kimike, evito pasojat e sulmit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›