Gjirokaster/ zjarr ne dy fshatrat e Komunes Odrie asnje rrezik per banesat

Rreth 5 hektarë kullotë dhe dhjetra pemë frutore janë djegur sot në dy fshatrat e komunës Odrie, Tërbuq dhe Labovë, rreth 20 km larg Gjirokastrës. Sipas njoftimit të policisë, vatra e zjarrit është e përmasave të mëdha por nuk ka asnjë rrezik për banesat.
Zjarrfikësit dhe policia lokale kanë mbërritur në vendngjarje, por ndërhyja është e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor, por ende nuk dihet shkaku i zjarrit.
Në qarkun e Gjirokastrës, gjatë sezonit veror janë evidentuar deri tani 53 raste zjarri, prej të cilëve 20 janë aksidentale, 19 nga pakujdesia dhe 14 kanë rezultuar të jenë zjarre të qëllimshme.
Deri tani janë ndaluar 11 persona si zjarrëvënës, ndërsa 19 persona të tjerë ndiqen penalisht në gjendje të lirë.