E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli- Sosa Intensifikimi i marredhenieve parlamentare mes Shqiperise dhe Hondurasit

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë takimit të zhvilluar të dielën me Presidentin e Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa deklaroi se vizita e tij në Shqipëri është një mundësi shumë e mirë për të çuar përpara marrëveshje të rëndësishme politike dhe ekonomike dypaleshe.
Kryetarja e Kuvendit falenderoi Presidentin Sosa për qëndrimin e tij dhe të vendit të tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
"Ky qëndrim. theksoi ajo, është një kontribut i madh për paqen dhe stabilitetin".

Znj. Topalli shprehu interesin e saj për intensifikimin e marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve. "Unë besoj në diplomacinë parlamentare dhe në rëndësinë e kontaktit njerëzor. Të prekësh realitetin, të njohësh vendet, njerëzit është shumë e rëndësishme", theksoi Topalli.
Nga ana e tij, Presidenti Sosa tha se zhvillimi i shpejtë i Shqipërisë na ka treguar se pavarësisht veshtirësive, mund të arrihet një rritje ekonomike, të cilën siç u shpreh ai, "e prekëm nga afër".

Për sa i përket Kosovës Sosa theksoi se "vizita në Kosovë dhe në Shqipëri është një rikonfirmim i qëndrimit tonë se Kosova ka të drejtën të jetë e lirë dhe sovrane. Ndajmë të njëjtat ideale dhe vlera dhe do jemi përkrah Kosovës".

Presidenti i Hondurasit e njohu Kryetaren e Kuvendit me projektin e bashkimit të vendeve të Amerikës Qendrore, iniciativë të cilën Kryetarja e Kuvendit e vlerësoi si një projekt shumë të rëndësishëm politik.

Në takim ishte i pranishëm edhe zv.Kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›