Fëmija i parë i 2012 lind në Durrës, është djalë. Urojnë Topi e Berisha
TIRANË - Është djalë fëmija i parë i vitit 2012, i cili erdhi në jetë, vetëm një minutë pas ndërrimit të viteve.
Foshnja erdhi në jetë në orën 00.01 minuta të mëngjesit të së dielës në spitalin Obstetrik Gjinekologjik të qytetit të Durrësit. Djali gëzon shëndet të plotë gjithashtu edhe nëna e tij.
Edhe në Tiranë vetëm bebja e parë e 2012-ës është djalë. Foshnja lindi në maternitetin Koco Gliozheni, dhe gjithashtu gëzon shëndet të plotë bashkë me nënën.
Ai quhet Roan dhe peshon 3 kg e 200 gr, është i biri i prindërve Arjon dhe Adriana.
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka vizituar beben e parë në Tiranë duke e uruar për jetë të lumtur me familjen e tij. Edhe kryeministri i vendit Sali Berisha ka qënë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ku ka përcjellë urimin e parë të vitit 2012, për fëmijët e ardhur në jetë.
“Fjalët që më erdhën ndërmend kur dëgjoiva për lindjet e para që sollën në jetë djem, thashë me vete lindën Ismail Qemali e Isa Boletini. I lindën Shqipërisë edhe njëherë burrat më të mëdhenj të saj”, tha Berisha.
Ndërsa në Kosovë fëmija e parë e 2012-ës është vajzë. Vajza nga Kosova ka marrë emrin Enea.
Vizitori i parë i kësaj vajze të 2012-ës ishte presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila veç urimeve, Eneas i solli edhe disa dhurata.
(ma.ar/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Ndërrimi i viteve, BalkanWeb uron: Gëzuar Vitin e Ri!