Gjirokastër,"Arrest me burg"përgjegjësve

Vetëdorëzohet në polici Aristotel Haxhi bahkëpronar i firmës "Arti" shpk i shpallur ne kerkim nga policia që prej ditës së diel. Me vetedorëzimin e tij ka shkuar në 10-të numri i personave të arrestuar , të akuzuar si përgjegjës për ngjarjen e rëndë të mesditës të së dielës ku si pasojë e shëmbjës së një pallati në Gjirokastër humbën jetën tre persona dhe u lënduan disa të tjerë. Ndërkohë që gjykata e Gjirokatrës ka dhënë masën "arrest me burg" për nëntë të arrestuarit e mëparshëm Aferdita Papamihali, kryetar e e KRT-së së Gjirokastrës, Alfred Mamani, shef urbanistike, Admir Shehaj, pergjegjës i Inspektoriatit të Ndërtimit ne bashki, Thanas Llahana, inxhinier-gjeolog,Sotiraq Janora, drejtues teknik i firmes ndertuese "Arti sh.p.k", Jani Ndrico eskavatorist, Luan Bufi, inxhinier Njazi Cobani, arkitekt i firmes ndertuese "Arti sh.p.k" dhe Gjergji Meco inxhinjeri zbatues i firmës i cili u arrestua ne tentativë për tu larguar nga vendi. Keta persona akuzohen per shkelje te rregullave te sigurimit dhe shperdorim te detyres. Veprimet e para hetimore ka rezultuar se shembja e pjesshme e pallatit ka ardhur si pasoje e punimeve per ndertimin e nje pallati 8 -kate nga shoqeria e ndertimit "ARTI" shpk me president dhe drejtues teknik Sotiraq Janora me seli ne Gjirokaster si dhe po nga keto germime rrezikohen te demtohen edhe disa banesa te tjera ne kufi me objektin ne ndertim.
Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi pasurise dhe ngrirja e llogarisë bankare për dy bashkëpronarët e firmës Arti shpk.