Prifti: Berisha e Rama kontrollojne zgjedhjet

Deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim, Dritan Prifti, njekohesisht zedhenes i deputeteve greviste, akuzoi kryeministrin Sali Berisha dhe kreun socialist, Edi Rama se po kontrollojne zgjedhjet ne Shqiperi.
"Rama dhe Berisha kane urdheruar perjashtimin e partive te tjera ne kundershtim me vullnetin e te gjithe atyre qe nuk jane te kapur. Nuk eshte e drejte qe PS dhe PD, qe mbajne pergjegjesi te madhe per shkaterrimin e te gjitha zgjedhjeve qe kemi patur sot, te kontrollojne zgjedhjet e ardhshme, te cilat jane beteja e fundit", u shpreh Prifti.
Ai beri thirrje qe vete deputetet t'i heqin monopolin e zgjedhjeve dy partive dhe t'ia japin ate forcave parlamentare.
Prifti u shpreh se grevistet po mbrojne parlamentarizimin nga kapja e krimit .
"Te gjithe shqiptaret kane interes qe Shqiperia te ece perpara dhe jo prapa, por pjesa me e rrezikuar e Shqiperise eshte vota e lire", u shpreh Prifti.