E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër/Arrestohet 26-vjeçari, terrorizoi banorët duke shtënë me armë


Një 26 vjeçar i cili në gjendje të dehur ka terrorizuar banorët e qytetit Libohovë me të shtëna në ajër me armë është ënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës.
Ilir Havo u arrestua pasi një ditë më parë ka qëlluar për rreth 30 munuta në ajër në lagjen "Teqeja e Mëhallës", duke terrorizuar banorët.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur një armë gjahu pa leje, si dhe në automjetin e tij me targa Greke është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë thikë , e parmasave të mëdha.

Ndërsa arma e zjarrit me të cilën autori kishte gjuajtur në ajër nuk u gjend në banesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›