Policia e Shtetit procedon 8 persona për zjarrëvënie
Policia e Shtetit po procedon 8 persona pas evidentimit të rasteve të rënies së zjarrit në qarqet e Tiranës, Shkodrës e Fierit. Nga strukturat e policisë janë marrë masat për të identifikuar dhe vënë para drejtësisë personat zjarrvënës, qofshin nga pakujdesia apo të qëllimshme rastet e zjarrit.
Policia tha se 3 shtetas janë arrestuar në flagrancë, 4 shtetas janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë, ndërkohë që 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Të ndaluarit janë, Kujtim Feçor Hoxhaj, 38 vjeç, banues në fshatin Hoxhaj, të rrethit Fier. Sabri Selim Plaku, 65 vjeç, banues në fshatin Oblik, Shkodër. Muharrem Beqir Kasa, 64 vjeç, banues në Palaq, Prezë. Laze M., 63 vjeçe, banues në fshatin Nivicë dhe M. K., 22 vjeç. Në gjendje të lirë po procedohet Fatmira H., 42 vjeçe, banuese në fshatin Borizanë në Durrës si dhe shtetasit Stefan L. dhe Kristofor L., përkatësisht 66 e 59 vjeç.