E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuyt: E ardhmja e ime është te Liverpooli


Pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Trabzonspor, Dirk Kuyt ka deklaruar se e ardhmja e tij është te Liverpooli dhe se ai nuk ka synim të largohet.

Holandezi është lidhur me një transferim te Inter, veçanërisht në disa ditët e fundit. Megjithatë duket se klubi anglez nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij, veçanërisht pasi 'humbi' Mascheranon.

"E ardhmja ime është te Liverpool. Jam tashmë katër vite në klub. Për fat të keq nuk kam fituar trofe deri tani, por shpresoj se kjo do të ndodhë në të ardhmen", ka thënë holandezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›