E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër/Pranga të riut,akuzohet për vjedhje


Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 18 vjeçarin Stelio Bezhani i akuzuar për vjedhje në bashkepunim.

Më 24 qershor. 18-vjeçari së bashku me një adoleshentin E.R i cili është i arrestuar për një tjetër vjedhje, kanë shpërthyer zgarën e dritares së dhomës së kaldajes në konviktin e shkollës së mesme Petagogjike "Pandeli Sotiri" ku pasi janë futur brenda kanë vjedhur tubot e bakrit të sistemit të shpërndarjes së kësaj kaldaje duke i copëtuar dhe më pas i kanë shitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Vjedhjes kryer në bashkëunim", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›