E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastr, aksidentohen emigrantt

Një person humbi jeten sot në një aksident rrugor në Gjirokastër dhe një tjeter ka marre plagë por është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në mesditë në zonen e quajtur ‘Mulliri i Babait’. Policia gjeti ne ane te rruges nje mjet me targa greke qe ishte perplasur me nje bllok betoni. Nga perplasja drejtuesi i mjetit Elton Baxhia, lindur dhe banues në Patos– Fier eshte plagosur rende. Ndersa nje 18-vjecar nga Kukesi qe udhetonte me te mori demtime me te lehta.

Drejtuesi i mjetit humbi jeten sapo mberriti ne spitalin rajonal te Gjirokastres. Nga deklarimet e te plagosurit u mesua se shkak i aksident eshte lodhja e madhe e drejtuesit te mjetit qe po udhetonte nga Athina per ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›