Gjirokastra, destinacioni ideal për verën, mbrëmjet magjike dhe plot me jetë në Pazarin e Gurtë

Jemi në pazarin e gurtë të Gjirokastrës, ku mbrëmjet janë plot gjallëri dhe jetë, ndërsa gëlojnë nga vizitorët dhe banorët që shijojnë çdo çast.
Qyteti i gurit është kthyer në një qendër argëtimi me aktivitete të larmishme që po organizon Bashkia, duke ofruar një atmosferë unike dhe të këndshme për të gjithë. Gjirokastra po e jeton verën me plot energji dhe çdo natë këtu është një eksperiencë e veçantë dhe e këndshme .
Gjirokastra po shkëlqen këtë sezon, duke ofruar një përvojë të paharrueshme për çdo vizitor. Me traditat, historinë dhe mikpritjen unike, ky qytet i gurit mbetet destinacioni ideal për të gjithë ata që kërkojnë të përjetojnë magjinë e vërtetë të Jugut.
/RTSH/