E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastra mbulohet nga tymi, OSBE kërkon shpjegim

GJIROKASTËR- Qyteti i Gjirokastrës është mbuluar krejtësisht nga tymi pas një zjarri të madh që është vënë në vendin ku grumbullohen mbeturinat.

Flakët e zjarrit janë bërë aq problematike sa është dashur edhe ndërhyrja e zjarrëfikësve për ti kontrolluar, ndërkohë që tymi i lënë pas ka mbuluar të gjithë qytetin duke sjellë reagimin e banorëve por edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Kështu përfaqësues të OSBE kanë kërkuar menjëherë pas ngjarjes, një takim me përfaqësues të Bashkisë së Gjirokastrës me qëllim eleminimin e këtij fenomeni kaq shumë shqetësues për banorët e qytetit të gurtë, por edhe dhënien e shpjegimeve për vendin ku digjen mbeturinat.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›