E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastra përjeton tragjedinë e mafias së ndërtimit

Shembet një pjesë e madhe e një pallati banimi në Gjirokastër, për shkak të erozionit të shkaktuar nga punimet e papërgjegjshme, për ndërtimin e një pallati tjetër, fare pranë themeleve të tij. Inxhinierët e bashkisë kishin paralajmëruar rrezikun, por kryebashkiaku kishte lejuar fillimin e punimeve. Flamur Bime shfaqet fare pak në publik, ndërkohë që pronari i firmës kapet në tentativë për të braktisur vendin.
Regjistrohen 3 të humbur, ndërkohë që nga operacionet e shpëtimit, u shpëtohet jeta më shumë se 20 qytetarëve të Gjirokastrës.

Gjirokastër - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së djeshme në qytetin e Gjirokastrës. Një pallat pesëkatësh i ndërtuar në lagjen “11 Janari” të këtij qytetit është shembur rreth orës 11.45., si pasojë e rrëshqitjes së dheut nga gërmimet për ndërtimin e një pallati tjetër, shumë pranë pallatit të rrëzuar. Në vendngjarje menjëherë pas njoftimit mbërritën Kryeministri Sali Berisha, i cili ka vizituar të lënduarit në spital si dhe ka qëndruar disa minuta pranë objektit të shkatërruar pjesërisht. Në vendngjarje shkuan edhe Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Alfred Olli si dhe specialistë të tjerë të emergjencave civile. Ngjarja që ndodhi dje rreth mesditës në qytetin e Gjirokastrës, dyshohet se ka tre viktima pasi zyrtarisht policia tha se ata rezultojnë të humbur. Sipas policisë në pallat mendohet se banonin 20 familje dhe nën rrënojat e pallatit mund të ketë edhe persona të tjerë.
Sipas burimeve nga vendi ku ndodhi ngjarja mësohet se në pallat ka pasur familjarë në momentin e shembjes, të cilët nuk janë në gjendje të tregojnë se çfarë ka ndodhur.
Sipas banorëve, që kanë mundur të tregojnë pas ngjarjes, pallati nuk ka pasur asnjë të çarë. Shkak sipas tyre, mund të jenë bërë gërmimet e një firme, pranë pallatit të tyre

Operacionet e kërkim-shpëtimit
Nën drejtimin e Prefektit të qarkut, ka filluar funksionimi i shtabit lokal të emergjencës.
Sipas policisë në vendngjarje, shkuan forca të shumta shpëtim-kërkimi, forca të shumta policie, forcat zjarrfikëse, forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ambulanca për dhënien e ndihmës së parë, të cilat mundësuan nxjerrjen nga rrënojat të personave të plagosu
forca të shumta policie, forcat zjarrfikëse, forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ambulanca për dhënien e ndihmës së parë.
Policia nisi fillimisht operacionin e evakuimit të banorët që ndodhen në këtë pjesë të pallatit, të cilët ishin në panik dhe të terrorizuar. Operacioni i forcave të policisë dhe zjarrfikëseve u përqendruar edhe në kërkimet e njerëzve që ndodhen nën rrënoja.
Në vendin e ngjarjes ku u shemb pallati mbërritën edhe forca të specializuara greke nga Janina. Bëhet fjalë për 12 persona të cilët i përkasin skuadrës eksperte të Forcave Speciale të Emergjencës të Janinës.
Ka të dhëna për të paktën tre persona të zhdukur nën gërmadha, ndërsa nuk përjashtohet të jenë edhe më shumë por shifër të saktë.
Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë i mundur evakuimi 15 banorëve, 4 prej të cilëve kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Momentalisht rezultojnë ende të pagjetur 3 persona.
Vetë Ministria e Shëndetësisë Anila Godo shkoi në vendngjarje për të ndjekur situatën nga afër. Rezerva gjaku mbërritën në spitalin e Gjirokastrës nga Tepelena dhe Përmeti, si dhe me ndihmën e helikopterit mbërritën në Gjirokastër nga Tirana dhe personel i specializuar. Dhjetë ambulanca shkuan në vendngjarje.

Të humburit e të plagosurit
Zyrtarisht rezultojnë tre persona të humbur nga shembja e pallatit rreth mesditës së djeshme në Gjirokastër. Ndër ta, dy i përkasin një familjeje dhe një e tretë, një grua e moshuar.
Ndër viktimat janë edhe katër të plagosur që janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, mësohet se në spital janë drejtuar për ndihmë 12 persona të lënduar, disa prej të cilëve gjenden ende nën përkujdesje spitalore.
Burime nga vendi i ngjarjes, bëjnë të ditur se, se Anxhela Dalani, 12 vjeçe dhe nëna e saj 32 vjeçare Valbona, gjenden nën gërmadha dhe asgjë nuk dihet ende për fatin e tyre.
Kurse një grua e moshuar, ka dyshime ende të pakonfirmuara se gjendet në rrënojat e pallatit.
Prefektura e Gjirokastrës ka siguruar akomodimin e 14 familjeve të dëmtuara nga shembja e pallatit të tyre mesditën e së dielës në Gjirokastër, njoftoi prefekti i Gjirokastrës, Spiro Ksera.
Ai tha se, në konviktin e djemve të Universitetit “Eqrem Çabej”, janë gati dhomat me të gjitha përgatitjet e duhura në pritje të familjeve të dëmtuara nga kjo ngjarje.
Solidaritetit të banorëve të qytetit ndaj familjeve të dëmtuara në këtë ngjarje i janë bashkuar dhe pronarët e 5 hoteleve në qytet, të cilët i kanë bërë gati mjediset për të pritur familjarët e dëmtuar, bëri të ditur prefekti i Gjirokastrës, Spiro Ksera.
Nga hetimet paraprake mendohet që ngjarja e rëndë të jetë shkaktuar si rezultat i punimeve që po kryheshin në afërsi të këtij pallati banimi, si pasojë e të cilave është shkaktuar rrëshqitja e dheut nën themelet e pallatit.
Forcat e Policisë kanë shoqëruar drejtues të punimeve të firmës “Arti sh.p.k.”, njëri prej të cilëve në afërsi të pikës së kalimit kufitar Kakavijë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.
Ndërkohë, operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje.

Precedenti si një paralajmërim
Shembja e pallatit dje në mes të ditës dhe në mes të qytetit në Gjirokastër, është një precedent i frikshëm dhe i paralajmëruar i asaj që shumë specialistë i druheshin vitet e fundit, se do t’i ndodhte një ditë pallateve të reja.
Pallate, të ndërtuara si kërpudhat, me punëtorë pa kurrfarë përvoje në ndërtim, me mjeshtër që vetëm të tillë nuk ishin në pjesën më të madhe të tyre.
Pa u ndalur gjatë në materialet e ndërtimit, ku specialistët që kanë punuar vetë në një varg firmash ndërtimi, pohojnë se me urdhër të kapove të tyre, bënin të pamundurën që të ulnin koston e objekteve rezidenciale apo tregtare.
Në pjesën më të madhe, pallatet e ndërtuara pas viteve ‘90, kanë mungesë të theksuar të elementeve standarde që duhet të ketë një godinë banimi apo një objekt tregtar.
Lëndët e hekurit nuk e kanë shkallën e duhur të fortësisë dhe përpunimit, çimento nuk është e cilësisë optimale dhe për më tepër ajo nuk hidhet në masë të mjaftueshme brenda normave të Komunitetit Evropian.
Specialistët theksojnë edhe se është e kotë pastaj të flasësh për standarde të tjera, në Shqipëri të marra lehtë, por në BE, premisa burgosjeje nëse nuk i zbaton, si vendpushime, parkingje, gjelbërim, rrugë të shtruara, ashensorë të mjaftueshëm, siguri teknike, elementë për mbrojtjen nga zjarri e të tjera.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›