Gjirokastra “pushtohet” nga turistët italianë, 160 motoristë të mahnitur nga qyteti i gurtë

“Qyteti i Gurtë” i Gjirokastrës gjatë kësaj periudhe ka shënuar një fluks të lartë turistësh vendas e të huaj. Së fundmi, 160 motoristë italianë ndërmorën një tur për të vizituar Shqipërinë dhe veçanërisht Gjirokastrën.
Sipas tyre, ky interes ka ardhur falë zhvillimit që turizmi ka marrë vitet e fundit në vendin tonë.
Turistët, të pyetur nga gazetarët e RTSH Gjirokastrës, janë shprehur se është hera e parë që janë ndalur në qytetin e gurtë dhe kjo i ka nxitur të mësojnë më shumë rreth historisë dhe traditave që mbart ky qytet, ndërsa pohojnë se kanë mbetur të mahnitur nga çfarë panë, sidomos nga arkitektura.
Gjithashtu ata vlerësuan shërbimin e ofruar nga subjektet akomoduese dhe ato të shërbimit.
Në këtë prag sezoni turistik, Gjirokastra vazhdon të mbetet e preferuar për t‘u vizituar nga grupet e shumta turistike vendase dhe të huaja.
/rtsh/