E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastra votëbeson Sali Berishën - njoftohet heqja e taksave për emigrantët që investojnë

21-05-2013 / Gazeta 55

Mitingun më të madh të 20 viteve të fundit, gjirokastritët ia kanë rezervuar Sali Berishës, administratorit më të mirë të taksave të shqiptarëve. Kryeministri ka ftuar emigrantët që të kthehen e të investojnë në Shqipëri, pasi do të miratohet heqja e taksave për ta, për një periudhë prej 3-5 vitesh
Genc Ruli: Edi Rama, rob i pasanikëve dhe oligarkëve të korruptuar
Deklarata/Përveç Spiro Kserës, kandidatët e tjerë të minoritetit për Gjirokastrën janë produkt pazaresh
 
Turi i prezantimit të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike vijoi dje Gjirokastër, përmes një mitingu madhështor në sheshin qendror të qytetit. Nga skaji jugor i vendit, kryeministri Sali Berisha mori votëbesimin e mijëra të pranishmëve, për fitoren e të djathtës dhe qendrës së djathtë, në 23 qershor. Shefi i mazhorancës, Berisha tha në fjalimin e tij para gjirokastriteve se programi i PD bazohet para se gjithash ne krijimin e mundësive për çdo shqiptar që të punojë për të begatuar familjen dhe vendin. Ai kujtoi një premtim të tijin 4 vjet më parë se gjirokastritët do të shkojnë në Tiranë për 2 orë e gjysëm, një premtim tashmë i mbajtur megjithë krizën globale dhe bllokimet e opozitës. Sipas tij, qeveria ka ndërtuar rrugë e autostrada duke e pasur prioritet infrastrukturën moderne. “Këto ishin 4 vitet e krizës më të thellë për Europën dhe botën. Në 4 vite opozita bëri gjithçka për të bllokuar vendin, por në 4 vite rruga u ndërtua dhe u shkurtuan distancat me kryeqytetin”- tha Berisha. Kryeministri theksoi se në këto vite në Gjirokastër janë investuar 450 milionë dollarë, janë ndërtuar qindra km rrugë, janë ndërtuar e rindërtuar shkolla, spitale dhe kemi subvensionuar fermerët. Shefi i qeverisë përmendi ndër të tjera investimet në sistemimin e shtratit të Drinos, në rrugët dhe shkollat e shume fshatrave ne Gjirokaster. Berisha përmendi gjithashtu rolin e dy deputetëve të Gjirokastrës në këto investime, Genc Ruli e Spiro Ksera, duke garantuar se se do të jenë sërish deputetë e ministra. “Në këto vite këtu në Gjirokastër, në çdo komunë e fshat të këtij qarku, ne kemi investuat 450 milionë dollarë, kemi ndërtuar qindra kilometra rrugë, kemi ndërtuar dhjetëra shkolla, qendra shëndetësore, kemi financuar mbi 520 hektarë të fermerëve të Gjirokastrës, me dhjetëra kokë bagëti. Kemi investuar në sistemin e Drinos, në rrjetin e energjisë elektrike, si dhe mbi 12 milionë dollarë në Gjirokastrën monumentale, në Gjirokastrën, e cila ka me ne historinë e regjistrimit në UNESKO si pasuri e kulturës botërore”, tha Berisha, ndërsa siguroi se në 4 vitet e ardhshme do të miratohet çdo projekt që do të rrisë mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Në fjalën e mbajtur para qytetarëve gjirokastritë, Berisha shprehu bindjen se uragani i fitores është sot në këtë shesh më i madh se kurrë në historinë e Gjirokastrës. “Ne vijnë sot këtu, para jush, për të paraqitur programin tonë për katër vitet që vijnë. Ky program bazohet para së gjithash, në liritë tuaja, në iniciativën tuja të lirë, në forcën tuaj krijuese, në mundin, djersën, përkushtimin e vendosmërinë tuaj për të punuar për një jetë më të mirë për vete, për Gjirokastrën më të zhvilluar, për Shqipërinë e zhvilluar. Programi ynë bazohet para së gjithash, në krijimin e mundësive për secilin prej jush, të punojë e të jetë i dobishëm, të shpalosë aftësitë e talentin  tij, për të begatuar familjen, vendin, shoqërinë. Programi ynë bazohet në përpjekjen tuaj dhe mbështetjen tonë, për të shndërruar pasuritë përrallore të qarkut të Gjirokastrës në mirësi e të mira materiale për qytetarët e saj dhe për Shqipërinë. Programi ynë bazohet në aspiratën tuaj, gjirokastrite e gjirokastritë, përmetare e përmetarë, tepelenase e tepelenas, që pavarësisht nga origjina etnike keni të përbashkët ëndrrën europiane të Gjirokastrës, ëndrrën europiane të shqiptarëve”- tha Berisha. Kreu i qeverisë ftoi emigrantët të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri, ndërsa i siguroi ata se për 3-5 vjet nuk do të paguajnë asnjë taksë. Në kuadër të nxitjes së investimeve dhe lehtësive për biznesin, kryeministri Berisha kërkoi gjithashtu nga Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, që të mbledhë nesër këshillin bashkiak dhe të shpallë qendrën historike të qytetit, zonë të lirë pa taksa. “Ne besojmë tek liria juaj dhe tek taksat e ulta. Ne besojmë se me masat që morëm për heqjen e taksës mbi çdo lloj makinerie dhe imputi bujqësor i dhamë një shtytje të madhe biznesit, fermave dhe punësimit. Gjithashtu, hoteleria do të ketë një ulje të madhe të TVSH-së në një kohë shumë të shkurtër”- tha Berisha. Ai akuzoi opozitën se mashtron nga dita në ditë qytetarët, ndërsa theksoi se edhe kandidatët për deputetë të opozitës për këtë qark synojnë vetëm e vetëm që të punojnë për interesat e tyre dhe jo të qytetarëve. “Edi Rama deklaroi sot nga autobusi se nuk i ka rritur taksat. Nesër do të pretendojë se nuk i ka bllokuar ligjet, se nuk ka votuar kundër rritjes së rrogave dhe pensioneve, kundër buxhetit dhe financimit të rrugës Tepelenë-Levan. Por shqiptarët kanë memorie dhe në 23 qeshor do të votojnë për punësimin e tyre, për rritjen ekonomike, vokacionin perëndimor dhe integrimin e vendit”, tha Berisha. Ndërsa listën e PS për kandidatë në Gjirokastër, Berisha e cilësoi si listë interesash të ngushta. Këtu ai theksoi se kandidati i PS, Anastas Angjeli nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me interesat e gjirokastritëve, përveç parave që i ka dhënë Edi Ramës për të hyrë në listë. “Nuk jam këtu për t’u marrë me rivalët e tyre, por dy fjalë do t’i them. Biznesmenët e Edi Ramës janë: të marrin famozin Caci. Ai, socialistë demokratë të Gjirokastrës, në mënyrë absolute, përveç parave që i ka dhënë Edi Ramës për ta vendosur në listë, nuk ka asgjë të përbashkët me ju. Minoritarë mos prisni kurrë, se ai nuk ju përfaqëson juve, përveçse interesave të tij të ngushta, babëzisë së tij të pafundme. I dyti, i panjohuri, por, vëllezër, këtu në këtë shesh do të sjellim fakte se, në rast se ju dhe shumica e shqiptarëve vite më parë i kërkonim njëri-tjetrit t’i bëjmë një zile, se u ‘priste’ xhepin biseda, Arben hermesi vidhte në mënyrën më të papërmbajtur Telekomin shqiptar, me kompanitë përkatëse. Këta janë rivalët, por ne të shohim përpara”- deklaroi kryeministri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›