Durrës, pranga të kërkuarit për vrasjen e 9-vjeçarit

Një 71-vjeçar është arrestuar pasditen e sotme nga policia e Durrësit pasi akuzohet për vrasjen e një 9-vjeçari. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 71-vjeçari Nebi Ajazi nga Dibra.
Arrestimi i tij u bë në plazhin e Durrësit pasi akuzohet në vitin 1999 në fshatin Vlashaj të Dibrës ka vrarë 9-vjeçarin me inicialet F. B dhe ka tentuar të vrasë nënën e tij Donika Buci.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 71-vjeçarit Nebi Ajazi me akuzën “vrasje dhe tentativë vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje” i kanë kalaur prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.