E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiroksatër, arrestohet studenti, u kap me 75 kg marijuanë

Një 21-vjeçar nga Dibra, student në Universitetin e Gjirokastrës, u arrestua nga policia e këtij qyteti për trafik ndërkombëtar të narkotikëve në bashkëpunim mbetur në tentativë.

Indrit Muliu, i cili studionte në vitin e tretë për Gjuhë-Letërsi, kishte arritur tu shpëtonte prangave dy ditë më parë, kur një operecion i policisë kishte çuar në pranga 2 bashkëpunëtorë të tij dhe kishte sekuestruar 75 kg marijuanë.

Muliu u arrestua në ambientet e konviktit ku jetonte një ditë pas urdhër-ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të, ndërsa dy bashkëpunëtorë të tij vazhdojnë të jenë akoma në kërkim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›