E Diel, 1 Nëntor 2026

Listat e reja 232 ish-te perndjekur marrin demshperblim financiar

Keshilli i Ministrave ka miratuar ne mbledhjen e djeshme vendimin per demshperblimin financiar te ish- te perndjekurve te regjimit komunist

Rreth 232 ish-te perndjekur politike te regjimit komunist do te marrin demshperblim financiar. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise Keshilli i Ministrave miratoi demshperblimin financiar dhe listat me emrat e rreth 232 ish-te perndjekurve politike dhe per familjaret e te denuarve me denim kapital sipas listes te perfshire ne anekset A B dhe C bashkelidhur ketij vendimi. Masa e demshperblimit per ish-te denuarit politike dhe familjaret e te denuarve me denim kapital do te behet me keste sipas kritereve e kufijve te percaktuar ne nenin 12 te Ligjit nr. 9831 date 12.11.2007 Per demshperblimin e ish-te denuarve politike te regjimit komunist te ndryshuar ne te cilin thuhet Ne baze te buxhetit vjetor te vene ne dispozicion dhe sipas radhes se caktimit te demshperblimit fondet do te ndahen ne menyre proporcionale per te gjithe ish-te denuarit dhe familjaret e viktimave te pushkatuara me kusht qe vlera e demshperblimit gjate fazes se pare te mos jete me shume se 1 000 000 nje milion leke. I njejti mekanizem do te perseritet nje ose me shume here deri ne shperndarjen e plote te shumes se demshperblimit per te gjithe ish-te denuarit/familjaret e viktimave me kusht qe ne cdo rast pjesa takuese qe kompensohet te mos jete me e vogel se 100 000 njeqind mije leke. Asnje ish i denuar apo familjar i tij nuk mund te demshperblehet jashte ketij mekanizmi. Shuma e llogaritur transferohet ne nje llogari speciale ne Banken e Shqiperise. Sipas ligjit ne fuqi pagesa e demshperblimit per secilin perfitues behet nga Ministria e Financave ne llogarite personale te ketyre perfituesve te hapura ne bankat e nivelit te dyte te perzgjedhura sipas nenit 33 te Ligjit nr. 9831 date 12.11.2007 te ndryshuar. Ministri i Financave ne baze te fondit buxhetor te planifikuar organizon brenda 3-mujorit te fundit te cdo viti proceduren e perzgjedhjes se bankes/bankave te nivelit te dyte te cilat do te realizojne sherbimin e shperndarjes se depozitave per demshperblimet qe do te shperndahen ne vitin ne vijim. Fitues eshte subjekti bankar qe ofron sherbimin me te mire sipas kushteve te percaktuara nga ministri i Financave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›