E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e trafikimit te droges bie ne kurthin e nje femre

Nje agjente e infiltruar e policise greke ka rene ne kontakt me tregtaret e droges ne Shqiperi dhe me pas ka marre persiper transportimin e hashashit 1622 kg drejt Athines

Edhe trafikantet e droges kane rene pre e mashtrimit te nje femre agjente e infiltruar. Prej kohesh policia greke kishte marre sinjale per veprimtarine e nje grupi kriminal qe transportonte droge nga jugu i Shqiperise drejt shtetit grek po per te vene ne pranga anetaret e kesaj bande u eshte dashur nje agjente e infiltruar brenda saj. Ne organizate eshte infiltruar nje agjente greke biondja e njohur me emrin Athina. Kjo e fundit qe ka rene ne kontakt me tregtaret e droges ne Shqiperi dhe me pas ka marre persiper transportimin enje sasie prej 1622 kg hashash drejt Athines. Ky ka qene kurthi qe nxori ne qiell te hapur gjithe harten e trafikimit te droges nga Shqiperia drejt Greqise.

Skema e infiltrimit

Operacioni u zhvillua diten e marte. Nje bionde simpatike ka mundur te mashtroje trafikantet shqiptare se donte te hynte ne tregtine e droges dhe per tu vertetuar besimin do tu kalonte pa i hyre asnje gjemb ne kembe nje sasi malli prej 1622 kg hashash. Por gjithcka ka qene kurth i policise. Biondja simpatike ne te vertete ishte nje agjente policia e infiltruar per te zbuluar rrugen e trafikimit te droges drejt Greqise dhe per te identifikuar dhe prangosur autoret. Pasi ka marre drogen ne kufirin shqiptaro-grek nga persona qe ajo arriti ti identifikonte agjentja ka kryer transportimin e lendes narkotike nje sasi prej 1622 kg kanabis sativa drejt Athines. Pikerisht aty ka perfunduar dhe operacioni policor. Ne momentin qe agjentja e infiltruar ia ka dorezuar drogen nje shqiptari 20-vjecar ka nderhyre policia greke dhe ka vene ne pranga porositesin. Atij i eshte sekuestruar edhe nje automjet qe do te sherbente per transportin e droges. Policia greke konfirmon zyrtarisht edhe shpalljen ne kerkim te nje shqiptari i cili pas hetimeve rezultoi te jete pronar i droges. Emri i tij nuk behet i ditur por dokumentacioni i tij i ka kaluar policise shqiptare.

Ne 48 ore 143 kg droge ka pasur destinacion Greqine

Trafikimi i droges drejt shtetit grek duket se ka marre nje goditje te rende ditet e fundit nga policia. ne 48 ore ne dy operacione te sinjalizuara jane bllokuar 143 kg droge dy persona kane rene ne pranga dhe dy te tjere jane shpallur ne kerkim. Para dy diteve nje 24-vjecar u arrestua ne kufirin shqiptaro-grek pas sinjalizimit qe kishte marre policia se po transportonte droge ne automjetin me te cilin po udhetonte. Diten e diel ne nje tjeter operacion antidroge ne Gjirokaster jane sekuestruar 18 kg marijuane. Policia e ketij qyteti beri me dije se informacionin per transportimin e droges e kishte marre ne rruge operative. Pas sinjalizimit policia ndaloi automjetin me te cilin po transportohej droga dhe nga kontrolli i ushtruar ne bagazhin e saj u gjet lenda narkotike. Burime nga policia bejne me dije se droga eshte sekuestruar ne nje automjet ne dalje te fshatit Vrisera prane pikes kufitare te Kakavijes ne Gjirokaster dhe kishte per destinacion Greqine. Me gjithe nderhyrjen e menjehershme policia mundi te arrestonte vetem personin qe kishte drogen nderkohe qe ka mundur tia mbathe me shkathtesi shoferi qe drejtonte automjetin. Policia vuri ne pranga me akuzen e trafikimit dhe shperndarjes se lendes narkotike 24-vjecarin Vilson Kalemi dhe ka shpallur ne kerkim shoferin e automjetit me te cilin po transportohej lenda narkotike shtetasin Armando Azizi. Nderkohe mbremjen e se henes ne kufirin shqiptaro-grek u arrestua nje shtetas shqiptar per transportimin e 125 kg droge. Dhe nderkohe nje tjeter person qe ndodhej ne automjetin me te cilin po transportohej lenda narkotike pasi ka shkembyer zjarr me nje nga policet greke qe i bene prite kalimit te droges ka mundur te arratiset dhe eshte shpallur ne kerkim nga policia greke.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›