Vrasja e Selimit Inis Gjoni Nuk deshmoj jam e tronditur
Regjisorja Inis Gjoni nuk ka pranuar te jape deshmi per policine per sa i perket vrasjes se Arjan Selimit. Pavaresisht se kane kaluar dy jave nga vrasja e Selimit Gjoni e cila ishte e fejuara e tij ende nuk ka dhene deshmine e saj per shkak te gjendjes se keqe shpirterore qe ndien. Nuk jap deshmi nuk ndodhem ne gjendje te mire shendetesore - iu ka thene forcave te policise Gjoni. Aktorja kishte 8 vjet qe ishte lidhur me Selimin me te cilin pret edhe femijen e saj te pare pasi eshte ne muajin e shtate te shtatzenise. Pavaresisht se kane kaluar me shume se dy jave nga vrasja e Selimit policia nuk ka mundur ende te marre deshmine e regjisores Gjonit me te cilen bashkejetonte 37-vjecari. Sipas burimeve te policise dy dite me pare grupi hetimor qe po merret me zbardhjen e ngjarjes kerkoi deshmine e regjisores por ajo refuzoi te jepte shpjegime per shkak te gjendjes jo te mire. Pas vrasjes se Selimit me te cilen kishte lidhje prej me shume se 8 vjet Inis Gjoni ndodhej ne gjendje shoku ndersa nuk ka pranuar te flase. Policia kerkoi te merrte ne pyetje ate per te zbuluar nese Selimi kishte pasur konflikte gjate diteve te fundit para vrasjes. Ajo do te pyetej edhe per itinerarin e levizjeve te 37-vjecarit por Inis Gjoni nuk ka pranuar te jape deshmi. Arjan Selimi u qellua me bresheri automatiku ne daten 26 shtator te ketij vitit ne oborrin pallatit ku jetonte ne Tirane. Autoret e atentatit ende nuk jane identifikuar nga policia te pakten sipas te dhenave zyrtare publike. Selimi ishte akuzuar me pare nga prokurori per trafik narkotikesh dhe ishte duke u hetuar ne gjendje te lire. Ai u be i famshem pas lidhjes me Gjonin pasi kjo e fundit eshte nje personazh publik dhe ishte pare shpesh here e shoqeruar me Selemin.