Gjithçka gati

Federata e Atletikës e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme rreth organizimit të gjysmëmaratonës ndërkombëtare “Prishtina 2010”, e cila do të mbahet më 9 maj (të dielën) në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.
Këtë e ka bërë të ditur të premten kryetari i kësaj Federate, Halil Sylejmani, në një konferencë për shtyp. “Besojmë se ky aktivitet, i dhjeti më radhë dhe jubilar, do të jetë më i mirë se të gjithë të tjerë, si për nga organizimi po ashtu edhe nga cilësia. Shtegu është i gatshëm në të gjitha pikëpamjet dhe nuk besoj se mund të kemi ndonjë telashe”, ka thënë ai.
Deri në orët e mesditës së premte janë regjistruar 178 garues. Ky numër pritet të rritet, ndërsa përveç kosovarëve, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe atletë nga Etiopia, Kenia, Moldavia e Bullgaria.
“Ka mundësi të shtyhet afati i regjistrimit të atletëve deri në orën 24:00 të së shtunës, por jo edhe më shumë”, tha Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës.
Në konferencën për shtypë prezent ishte edhe atleti nga Kenia, Nikollas Muimbi, i cili ishte edhe fitues i gjysmëmaratonës së viti të kaluar. “Është hera e dytë që vij në Kosovë dhe vitin e kaluar ka qenë një gjysmëmaratonë interesante”, ka thënë ai.
Gjysmëmaratona startin do ta ketë nga Teatri Kombëtar në relacionin në relacionin Prishtinë - Fushë Kosovë - Kastriot dhe anasjelltas.
Gjysmëmaratona organizohet nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në bashkëpunim me Federatën e Atletikës të Kosovës, Drejtoratin për Kulturë, Rini dhe Sport të Prishtinës dhe në mbështetje të Departamentit të Sportit të Kosovës.