E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dihen çiftet gjysmëfinaliste të kupës së Kosovës

Të premten në Shtëpinë e Sporteve në kryeqytet, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në praninë e përfaqësuesve të Vëllaznimit, Besës, Gjilanit e Lirisë, ka tërheq shortin për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në futboll.

Kështu, në gjysmëfinale të këtij trofeu, Gjilani do të ballafaqohet me Vëllaznimin, skuadra këto ndër më të rrezikuarat për të rënë nga elita e futbollit kosovar, bashkë me Kosovën e Vushtrrisë. Ndërsa çifti tjetër gjysmëfinalist është ai ndërmjet Besës dhe Lirisë.

Gjilani ndeshjen e parë gjysmëfinale do ta zhvillojë në shtëpi përballë Vëllaznimit më 12 maj. Në të njëjtën ditë, Besa do të luajë si vendase në Pejë ndaj Lirisë. Të dyja këto takime nisin në orën 16:00.

Kurse ndeshjet e kthimit mes këtyre skuadrave do të zhvillohen në Gjakovë, përkatësisht në Prizren më 26 maj, kur pritet edhe të mësohen emrat e dy skuadrave finaliste të Kupës së Kosovës.

Kupa e Kosovës
Gjysmëfinalet
Besa – Lira
Gjilani – Vëllaznimi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›