E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vriten tre ushtarë amerikanë

Në krahinën jugore të Afganistanit, Helmand, një afgan i veshur me uniformë policie ka vrarë të enjten mbrëma tre ushtarë amerikanë.

Ushtarët u qëlluan me armë zjarri pasi që paraprakisht ishin ftuar nga afganët në darkën e Ramazanit, për të biseduar për çështje të sigurisë.

Vrasja e ushtarëve, që i përkisnin një njësiti special amerikan, ndodhi në rajonin Saruan Kala. Një zëdhënës i NATO’s konfirmoi të premten vrasjen e tre ushtarëve amerikanë nga një pjesëtar i policisë afgane, megjithëse nuk dha hollësi të tjera.

Rastet si ky, kur policë ose ushtarë afganë qëllojnë mbi pjesëtarët e NATO’s, kanë zbehur shumë besimin e aleatëve ndaj forcave lokale të sigurimit, në kohën kur ISAF po konsideron mundësinë e dorëzimit të kontrollit të sigurisë së vendit në duar të forcave afgane, në vitin 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›