E Shtunë, 31 Tetor 2026

Megjithatë, ka kushte për Serbinë

Kërkesa primare e Brukselit dërguar autoritetet e reja në Beograd që të mund të marrë datën e fillimit të negociatave, për anëtarësim në BE, është normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën.

Brukseli ende nuk i ka shpërfaqur plotësisht të gjitha kushtet, por duhet që ekzistojnë disa prej tyre, përfshirë edhe gjetjen e zgjidhjes për veriun e Kosovës, e funksionimit të institucioneve vendore dhe ajo që Beogradi të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, shkruan "Blic".

Normalizimi i marrëdhënieve më Kosovën, nuk përfshin njohjen faktike të statusit të Kosovës. Normalizimi i marrëdhënieve, në të cilin insistohet, do të nënkuptonte marrëveshje të reja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe mospengim të zbatimit të tyre në teren.

Autoritetet në Beograd, Qeveria dhe Presidencës, tashmë e kanë të ditur se agjenda e Brukselit përfshin zbatimin e asaj që është rënë dakord në diskutimet e mëparshme, gjetjen e zgjidhjeve për telekomunikacionin, vendosjen e dialogut politik dhe marrëveshjet, mënyrën e funksionimit të institucioneve në veri dhe që Beogradi të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Por ende nuk dihet se cili niveli i marrëveshjes do të jetë vendimtar për marrjen e datës për negociata. Megjithatë, këtë Brukseli gjithsesi do tua bëjnë të qartë autoriteteve në Beograd. Për shembull, nëse për datën e negociatave do të jetë kërkesa që të mos pengohet Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”, ka thënë një bashkëbisedues i "Blic-it" nga qarqet diplomatike.

Sa për institucionet në veri, është e sigurt se nga Brukseli do të insistohet që ato në teren nuk mund të veprojnë të pavarura. Qëndrimi tjetër është se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe as bashkim të veriut me Serbinë qendrore. Ajo çfarë qeveria e re do të duhet të negociojë me Prishtinën është se si do të funksionojnë institucionet e veriut të Kosovës në kuadër të sistemit të Prishtinës.

Deri më tani, nuk është i ditur modeli i Brukseli i cili do të vihet në tavolinë. Jo zyrtarisht, thuhet se në veri duhet të formohet një Asociacion i komunave që do të kenë lidhje të veçanta me Beogradin, por përmes Prishtinës - opsion si ai me planin e Ahtisaarit. Zgjidhje për veriun nënkupton edhe atë që atje të mos veprojnë anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›