Gjithçka që nuk dimë për The Beatles

Nëse mund t’iu besohet producentëve të filmit të ri dokumentar për katërshen e njohur nga Liverpool, ka shumëçka që ende nuk dimë për këtë grup, kështu që ata kanë vendosur që këto të panjohura t na i prezantojnë përmes filmit "The Beatles Live!", pjesë e të cilit do të jenë edhe shumë adhurues të grupit anglez.
Shtëpia filmike Ovow ka arritur të fitojë të drejtat autoriale për xhirimin e filmit, në të cilin do të publikohen disa fotografi, incizime dhe xhirime të papara deri tani. Sipas producentëve, ky do të jetë dokumentari më i mirë deri më tani për grupin The Beatles.
Përveç xhirimeve zyrtare, producentët iu kanë bërë shtirje adhuruesve nga e gjithë bota, të cilët posedojnë çfarëdo audio-incizimi, video-xhirimi ose fotografie, që të njëjtat t’ua dërgojnë për t’i inkorporuar në film.
"Projekti iu mundëson të gjithëve që përbujtje e tyre t’i fusnin brenda kuadrove filmikë, por edhe që të shkruajnë mbi përvojat e tyre”, theksojnë producentët në apelin e tyre.