E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër ekipe tjera ecin tutje

Barcelona, Bayerni, Valencia dhe Shakhtari i janë bashkuar Manchester Unitedit, Portos dhe Malagës, duke u kualifikuar në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve. Katalunasit ecën tutje falë fitores në Rusi ndaj Spartakut, kurse gjermanëve dhe spanjollëve u mjaftoi barazimi në Mestalla. Ndërkaq, ekipi ukrainas e mundi Nordsjaellandin dhe shënoi kualifikim historik. Juventusi e dërrmoi kampionin aktual evropian, duke i shtuar gjasat për kualifikim në fazën tjetër.

Barcelona, Bayern Munichu, Valencia dhe Shakhtar Donetsku janë katër skuadrat tjera që e kanë siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

Skuadra katalunase e bëri një gjë të tillë pasi fitoi në Rusi ndaj Spartak Moskës me rezultat bindës 3:0, falë dy golave të Lionel Messit dhe një të Dani Alves.

Në duelin tjetër të Grupit G, gjithçka mbeti e hapur për xhiron e fnudit sa i përket pozitës së dytë, pasi që Benfica fitoi ndaj Celticut 2:1, për t’i barazuar pikët.

Ndërkohë, Bayernit dhe Valencias u mjaftoi barazimi 1:1 në stadiumin Mestalla, për ta nxjerrë nga një biletë për fazën tjetër.

Feghouli i kaloi vendësit në epërsi, kurse Muller nivelizoi gjithçka në fushë. Natyrisht, të dyja skuadrat iu falënderuan Lilles, e cila e befasoi BATE Borisovin në Bjellorusi.

Juventusi ndërkohë e fitoi ndeshjen kryesore të natës ndaj Chelseat me rezultat 3:0, për t’i shtuar gjasat për kualifikim në të tetën e finales.

Golat e Vidal, Quagliarella e Giovinco ia siguruan tri pikë të vlefshme ‘Zonjës së vjetër’ ndaj kampionit aktual të Evropës, i cili nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Në duelin tjetër, Shakhtari eci tutje pas fitores bindëse 5:2 ndaj Nordsjaellandit.

Liga e Kampionëve

Grupi E

Juventus – Chelsea 3:0

Nordsjaelland – Shakhtar 2:5

Tabela

1. Shakhtar 10 pikë

2. Juventus 9

3. Chelsea 7

4. Nordsjaelland 1

Grupi F

BATE Borisov – Lille 0:2

Valencia – Bayern M. 1:1

Tabela

1. Bayern 10

2. Valencia 10

3. BATE 6

4. Lille 3

Grupi G

Spartak Moskva – Barcelona 0:3

Benfica – Celtic 2:1

Tabela

1. Barcelona 12

2. Benfica 7

3. Celtic 7

4. Spatak Moska 3

Grupi H

Galatasaray – Man. United 1:0

CFR Cluj – Braga 3:1

Tabela

1. Man United 12

2. Galatasaray 7

3. Cluj 7

4. Braga 3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›