Gjithë argëtimet e një panairi

Ngjarja e muajit ishte Panairi i Librit në Tiranë, i cili u mbyll të dielën. Kurrë nuk kam parë ndonjë ngjarje të ngjashme me të kryeqytetin shqiptar. Disa nga më shumë se 80 stendat, virtualisht, u vërshuan nga njerëz me para në dorë, derisa po shpresonin të mos iu iknin bestsellerët e fundit. Në garë ishin ambasadorë, peshkopë, yje mediesh dhe politikanë.
Edhe pse ‘bukuroshja e ballos’ ishte Elena Kadare, e cila fitoi çmimin për shkrimtaren më të mirë të vitit. Libri i saj është pjesërisht një shpalosje kujtimesh nga jeta e saj me burrin, Ismail Kadare, i cili, siç nga shumë njerëz të këtushëm, por edhe nga vetë ajo, konsiderohet si shqiptari më i madh i gjallë që njihet botërisht. Si për qejfin e shtypit lokal, libri i Kadaresë diskuton aferat e ndryshme dashurore të burrit të saj. Çifti i fuqishëm letrar, që ende është bashkë, gjysmën e jetës e kaloi në Paris, e gjysmën në Tiranë.
Shqiptarët fatlumë tani duket se janë më të prirë të lexojnë për politikën se sa ta shohin atë duke u zhvilluar nëm rrugë. Bestselleri i madh politik në Panair ishte libri i Ramës, ‘Kurbani”, një libër kujtimesh që fokusohet në kohën sa ai ishte kryebashkiak i Tiranës, gjatë së rrëmujë në një vend të këndshëm për të jetuar.
Pas zgjedhjeve të kontestuara të muajit maj, Rama u detyrua t’ia lë zyrën Lulzim Bashës, nga partia e Berishës. Kur Basha arrit në Zyrën e Qytetit, një dash u pre kurban para saj. Kjo praktikë, e cila duket se rrënjët i ka në Perandorinë Otomane, është ajo që e emërtoi librin e Ramës; kopertina e të cilit është e mbuluar me spërkatje gjaku mbi një fytyrë dashi.
Nënshkrimi i librit nga Rama tërhoqi turma të mëdha njerëzish. Të dielën, botuesja e entuziazmuar, Arlinda Dudaj, në gjithë atë tollovi më tha se vetëm brenda pak ditësh ishin shitur 8,000 kopje të librit. Një shifër e tillë do të konsiderohej sukses i madh edhe për panairet në Britani, pra, në një shtet shumë më të madh e më të pasur. Megjithëkëtë, Berisha ishte i zënë me përqeshjen e librit të rivalit të tij, andaj, edhe pse derisa po e vizitonte Panairin ai qartazi refuzoi që të vizitojë edhe stendën e znj. Dudaj.
Botuesi tjetër, Henri Çili, po ashtu prezantoi një hit të madh. Në mesin e sukseseve të tij të mëdha këtë vit është edhe Biografia e Enver Hoxhës, diktatorit komunist shqiptar që vdiq në vitin 1985.
“Kjo është e çmendur”, thotë Mario Çili, vëllai i Henrit dhe drejtori menaxhues i kompanisë, derisa pohon se brenda tri javëve të kaluara janë shitur 14,000 kopje të librit.
Libri i gazetarit të njohur shqiptar, Blendi Fevziu, paraqet një interpretim serioz të jetës së Hoxhës, i nxjerrë nga arkivat shqiptare. Me pak fat, ai do të përkthehet edhe për audiencën e huaj. Ekonomisti, Adrian Civici, thotë se librin e ka lexuar për dy ditë, dhe se ai ka mundur të mbante edhe nëntitullin “Njeriu që vrau të gjithë miqtë e vetë”.
Sidoqoftë, përkundër nxitjes së panairit, njerëzit në Shqipëri po blejnë gjithnjë e më pak libra, njësoj sikurse në gjithë botën.
Botuesi i njohur, Piro Misha, thotë se shitja ishte deri në 30 përqind më e ulët krahasuar me vitin e kaluar. Edhe pse, revolucioni i eLibrit këtu ende nuk ka filluar; në Shqipëria janë shitur vetëm disa iPad dhe Kindles,ndërkohë që edhe më pak botues janë përkujdesur që të digjitalizojnë librat e tyre.
Por, në Panair ndodhi edhe një befasi tjetër. Një tendë e madhe e bardhë, e menaxhuar nga serbët, brenda së cilës shiteshin mishin nga skara dhe birrat, të shoqëruara me muzikë popullore serbe, doli të jetë po aq e popullarizuar për tiranas sa edhe vetë librat. Të shtunën, vetëm një ditë para mbylljes së panairit, tenda u paketua e serbët u larguan. Duket se kosovarët dhe nacionalistët shqiptarë ishin ata që u ankuan.
Sipas një shpjegimi tjetër, paksa më prozaik, njerëzit që nga Panairi po largoheshin të ngarkuar me qese të rënda përlot me libra, kishin shpenzuar gjithë mishin dhe pijet, duke e lënë kështu tendën të zbrazët.