E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanovic Bisedimet te henen


Negociatori serb në biseidmet me Kosovën, Borisllav Stefanovic ka deklaruar mbrëmjen e së mërkurës se dialogu me Prishtinën do të rinisë të hënën në Bruksel.

Në një prononcim për mediat beogradase, Stefanovic ka nënvizuar se në këtë raund të ri do të bisedohet mbi propozimin për menaxhimin e integruar të kufijve.

Negociatori ka saktësuar se ka zhvilluar bisedime me negociatorin e BE-së, Robert Cooper, përmes një video-konference dhe ka shtuar se bisedime të tjera do të bëjë me të.

“Do të vazhdojmë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje. Është shumë e vështirë, Serbia nuk mund të detyrohet që vendkalimet administrative t’i trajtojë si kufij shtetërorë”, ka dekalruar Stefanovic.

Ndërkohë, lajmi është bërë i ditur, por nuk është konfirmuar, edhe nga negociatorja kosovare Edita Tahiri, në një prononcim për të përditshmen kosovare “Epoka e Re”.

Ashtu sikurse homologu serb, Tahiri ka bërë të ditur se tema kryesore do të jetë ajo e kufijve, e ndjekur nga ajo për bashkëpunimin rajonal, telekomin dhe energjinë.

“Bisedova me ndërmjetësin e BE-së, Robert Cooper për raundin e radhës. 21 nëntori është një datë paraprake, por gjatë këtyre ditëve mund të saktësohet”, ka deklaruar Tahiri.

Bisedimet Prishtinë-Beograd u ndërprenë për shkak të krizës që shpërtheu në veri, pas nisjes së operacionit për marrjen nën kontroll të pikave kufitare.

Qeveria kosovare deklaroi të mërkurën se nënshkrimi i marrëveshjes për kufijtë do të jetë e para që do të nënshkruhet, ndërkohë që pritet firmosja edhe e pakteve të tjera, të arritura por të pazbatuara.

Po të mërkurën, i ashtuquajturi Këshilli Nacional Serb i Veriut të Kosovës kundërshtoi marrëveshjet e arritura në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, me pretendimin se cojnë në njohjen e pavarësisë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë
Dialogu teknik Kosovë-Serbi mund të rifillojë shumë shpejt dhe njëra nga temat për të cilën palët do të flasin është “menaxhimi i integruar i kufijve”. “Kosova të rikthehet në kufijtë e 1956-s”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se problemi mes shqiptarëve dhe serbëve mund të zgjidhet në kthimin e kufijve historikë dhe natyralë të Kosovës që kanë ekzistuar deri në vitin 1956. Serbët e veriut kundër marrëveshjeve
I ashtuquajturi Këshilli Nacional Serb i Veriut të Kosovës ka kundërshtuar marrëveshjet e arritura në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradi. SHBA: Serbia të pranojë realitetin
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon i ka bërë thirrje Serbisë që të pranojë sa më shpejt realitetin e ri në Kosovë. Kriza e Eurozonës në Ballkan
Shtetet si Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, kanë potencial të ndikohen nga kriza e eurozonës. Por, për Kosovën, sipas zyrtarëve të Bankës Botërore është pak më ndryshe, për shkak të borxhit të jashtëm dhe atij publik.


Lajmet kryesore

Mjekët: Gjendja e Leka Zogut, më e mirë
Topi e Berisha e vizitojnë në spital
Aksidentet rrugore, një i vdekur, katër të lënduar
Pranga atentatorit të Shtëpisë së Bardhë
Bulqizë, shkarkohet e ndalohet sindikalisti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›