E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri shqip ndalet në kufi

Njësoj sikurse edhe viteve të kaluara, librat e shtëpive botuese nga Shqipëria, të cilat duhej të ishin pjesëmarrëse në Panairin e Librit Shqip në Tetovë, edhe sivjet janë bllokuar nga autoritetet kufitare të Maqedonisë në kufirin e Maqedonisë me Shqipërinë - në vendkalimin kufitar të Qafë Thanës.

Botuesit shqiptarë janë ndaluar të martën për disa orë në kufi, pa asnjë arsyetim të veçantë.

Ndryshe, Panairi i Librit Tetova 2011 organizohet për të dhjetën herë me radhë, dhe ai tashmë ka karakterin e një manifestimi tradicional kulturor, përmes të cilit shtohet ndjeshëm edhe interesimi i lexuesit shqiptar në këtë anë të Maqedonisë.

Edhe në edicionin e sivjetmë të Panairit, që do të zgjasë katër ditë, pritet pjesëmarrja e një numri të konsiderueshëm të botuesve shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›