Ruci Mazhoranca te ndale aktet banditeske

Opozita i kërkon mazhorancës të tregohet e kujdesshme në veprimet e saj, sepse nëse do të vërehen akte, të cilat kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, i quajti banditeske, atëherë klima politike do të përkeqësohet dhe për këtë përgjegjëse do të jetë shumica qeverisëse.
Duke folur në seancën plenare të së enjtes, vetëm pak ditë pas marrëveshjes historike të arritur mes dy partive kryesore për konsensus, kreu i deputetëve socialistë, Ruci shprehu shqetësimin për ngjarjen e fundit të ndodhur në qarkun e Fierit, që sipas tij bie në kundërshtim të plotë me Kushtetutën.
"I them kryeministrit se opozita do t'i qëndrojë marrëveshjes, por nëse mazhoranca nuk i ndal veprimet e saj, jo vetëm që klima politike nuk do Opozita do t'i qëndrojë marrëveshjes, por nëse mazhoranca nuk i ndal veprimet e saj, jo vetëm që klima politike nuk do të përmirësohet, por do të përkeqësohet dhe për këtë faji do të jetë i juaji
Gramoz Ruci
Kreu i deputeteve socialiste të përmirësohet, por do të përkeqësohet dhe për këtë faji do të jetë i juaji", tha Ruci.
Deputeti socialist kujtoi se pavarësisht se është rënë në konsensus me Partinë Demokratike për cështje madhore, edhe pas vjedhjes së votës, vrasjes së dy kolegëve dhe të katër mbështetësve dhe simpatizantëve te PS-se, opozita nuk mund të pranojë edhe njehere kryerjen e veprimeve të pajustifikuara të mazhorancës.
Përmbyset Këshilli i Qarkut të Fierit
Rikonstituimi i Këshillit të Qarkut të Fierit, i kryer vetëm nga anëtarët e grupimit “Aleanca për Qytetarin”, është shoqëruar me tensione mes dy palëve. Mbledhja e thirrur nga këshilltarët e së djathtës për t’u zhvilluar te merkuren në ambientet e Ansamblit Myzeqeja ka dështuar, pasi aty janë mbledhur me qindra simpatizantë të Partisë Socialiste, si dhe deputetë të saj, të cilët e kanë bërë të pamundur zhvillimin e mbledhjes. Ata e kanë konsideruar mbledhjen si të paligjshme dhe se nuk do ta njohin rezultatin e saj.
Gjatë gjithë kohës, pranë ambienteve të ansamblit “Myzeqeja”, ka pasur forca të shumta policore, të cilët kanë mbajtur nën kontroll situatën dhe nuk kanë lejuar përkeqësimin e saj. Sipas protestuesve, mbledhja shkel vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, për pezullimin e saj. E gjithë paraditja e djeshme, nga ora 11:00 e deri pas mesdite është shoqëruar me debate të shumta mes të djathtëve e të majtëve për ligjshmërinë dhe zhvillimin e mbledhjes. Por me gjithë kundërshtimet e të majtëve, mbledhja është mbajtur në ambientet e “Hotel Fierit”, ku kanë marrë pjesë vetëm këshilltarët e grupimit “Aleanca për Qytetarin”.
Edhe më pas, situata ka vazhduar të jetë e tensionuar, ku të majtët e kanë cilësuar si një vjedhje dhe tejkalim të kompetencave të institucionit të Prefektit, mbledhjen e zhvilluar me nismën e këtij të fundit.
Pakti i politikës
Politika shqiptare gjen më në fund gjuhën për t'i dhënë fund krizës, që po mban pezull reformat prej më shumë se dy vjetësh. Mazhoranca dhe opozita arritën një marrëveshje politike, e cila parashikon krijimin e Komisionit për reformën zgjedhore, krijimin e një grupi pune për rishikimin e projektligjeve që kërkojnë 3/5 e votave dhe për herë të pare në seancën plenare të ditës së enjte, opozita do të votojë disa projektligje, por që nuk lidhen me paktin e drejtesisë.
Rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, të parën mes dy partive të mëdha pas zgjedhjeve të 2009-ës, nuk e zbeh dot as mungesa e zhurmës politike, që shoqëron zakonisht të tilla procese.
Fare butesisht, sikur te mos ishin perplasur me qindra here me fjalorin me te ashper, madje edhe me perplasje fizike, demokratet dhe socialistet zgjodhen nje nga instrumentat me te rendesishem te Parlamentit, Konferencen e Kryetareve te grupeve parlamentare, per te rene dakort ne tre ceshtje.
Facebook Sondazh
A keni besim se konsensusi mes mazhorances dhe opozites do te jete jetegjate?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_469'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(469); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Sequi: Rruga e integrimit bazohet në bashkëpunim
Ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi përshëndeti konsensusin e arritur për miratimin e Komisionit ad-hoc për Reformën Zgjedhore dhe miratimin e dy kodeve që kërkonin shumicën të cilësuar të deputetëve në Parlament. Mbrojtja e konsumatorëve, konsensus në Kuvend
Kuvendi nisi punen sot me betimin e deputetit me te ri qe merr mandatin. Anduel Xhindi, iu shtua grupit parlamentar socialist pas dorezimit te mandatit nga deputetja Ermelinda Meksi, e cila u zgjodh anetare e Keshillit Mbikëqyres se Bankes se Shqiperise. Të shesësh dështimin për sukses
Shkëlqim Cani, Ilir Beqja - Sa herë dëgjojmë akuzat e orkestruara dhe të përsëritura për “fajin e madh të opozitës” që nuk morëm statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, na kujtohet skeçi vërtet i bukur, i luajtur nga mjeshtri i madh i humorit, Luftar Paja. Behari i dy kurbanëve
Artan Lame - Ky behar u la shqiptarëve në prehër dy kurbanë, njëri me satër, gjak e lesh qingji në derë të Bashkisë; ndërsa tjetri me letër, kopertinë e kod ISBN-je në një Panair Libri. Fier, përplasje për qarkun
Lufta politike për marrjen apo mbajtjen e pushtetit në Këshillin e Qarkut të Fierit ka degjeneruar në përplasje fizike aq sa është dashur ndërhyrja e forcave të rendit.
Lajmet kryesore
Sequi: Rruga e integrimit bazohet në bashkëpunim
Wollfarth: Ndryshimet në Ligjin e Zgjedhjeve, sipas rekomandimeve
Mjekët: Gjendja e Leka Zogut, më e mirë
Aksidentet rrugore, një i vdekur, katër të lënduar
Bulqizë, shkarkohet e ndalohet sindikalisti