Gjithkund zjarr - Trazira te refugjateve ne nje kamp australian

Rreth 100 refugjate nga Pakistani Afganistani dhe Irani ishin ngjitur ne catine e nderteses se refugjateve ku ishin strehuar. Ata kerkuan negociata dhe pasi keto u refuzuan nga autoriteti per imigracionin i vune zjarrin shume ndertesave te kampit te internimit ne Sydney. Ne fund ata qelluan zjarrfikesit qe erdhen per te shuar zjarrin me pjese mobiljesh dhe tjegulla. Kuzhina dhe stacioni i te semureve ne kompleksin per refugjatet u dogjen plotesisht.
Nje mrekulli qe nuk u lendua askush
Sandy Logan zedhenesi i autoritetit australian per imigracionin tregon se ishte nje nate e veshtire. Policia e New South Wales zjarrfikesit dhe ambulancat e paten te veshtire te vinin nen kontroll situaten. Kudo digjeshin zjarre pati shkaterrime te medha. Tani fillimisht po sigurohemi qe te gjithe njerezit ne zone jane ne siguri. Eumlshte vertete nje mrekulli qe nuk u lendua askush.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shpesh ka pasur protesta te refugjateve ne Australi. Arseyja koha e gjate e qendrimit ne kampe
Jamal Daoud nga organizata humanitare Rrjeti i drejtesise sociale i ka ndjekur ngjarjet ne kamp. Daoud Fillimisht ne mengjes nje grup refugjatesh u ngjit mbi cati dhe kerkoi negociata me autoritetin per imigracionin per situaten e tyre ne kamp. Por askush nuk pranoi te fliste me ta. Me pas filluan tensionet banoret e kampit i sulmuan forcat e sigurise me bombolat per shuarjen e zjarrit forcat e sigurise u larguan. Atehere iu vu zjarri shume ndertesave fillimisht kuzhines pastaj zyrave me kompjutera. Shume njerez te cilet nuk moren pjese ne proteste kishin frike te madhe. Nga tymi ata kishin veshtiresi te merrnin fryme .
Refugjatet ne Australi qendrojne te izoluar ne kampe
400 refugjatet ne qendren Villawood presin pjeserisht mbi nje vit derisa te merren ne pyetje nga autoritetet. Gjate gjithe kesaj kohe ata nuk jane te lejuar te largohen nga kampi. Kjo eshte nje situate e pamundur thote Brami Jegan nga organizata humanitare Refugee Action Coalition. Dikur stresi dhe deshperimi bejne qe te ndodhin trazira te dhunshme.
Australia si rregull i mban refugatet ne kampe gjate kohes qe shqyrtohen kerkesat e tyre per azil. Ata nuk kane te drejte te largohen nga kampet. Qe nje muaj me pare pati protesta te dhunshme ne ishullin austrialian te Krishtlindjeve ku azilkerkuesit protestuan kunder kushteve te keqija te jeteses dhe u vune zjarrin ndertesave. Ne ishullin e Krishtlindjeve i cili ndodhet para brigjeve te Indonezise vendosen nje pjesa e madhe e refugjateve. Por meqenese numri i tyre eshte vazhdimisht ne rritje perdoren edhe kampe ne kontinent.
Autor Udo Schmidt/Eliana Xhani
Redaktoi Lindita Arapi