Piratet sulmojne anijen italiane
Piratët sulmojnë dhe sekuestrojnë një anije italiane në detin Arabik.
Ngjarja ka ndodhur duke u gdhirë dita e enjte. Në mjetin lundrues ndodhen 22 persona, 6 prej të cilëve shtetas italianë.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit, ndërsa anija e nisur nga Brazili me destinacion Iranin, ndodhej rreth 400 milje larg brigjeve të Omanit.
Nuk ka patur të shtëna dhe për momentin ekuipazhi nuk është në rrezik për jetën.